Për herë të parë i hynë në punë diploma, Chiellini me master u zbardhi faqen lojtarëve të Juventusit

Chiellini është një prej futbollistëve të shkolluar dhe madje duke mbyllur edhe masterin, në fushën e administrimit të biznesit. Pra nuk është vetëm ai lojtari që shohim në fushë të egërsuar dhe duke treguar muskujt, por edhe Chiellini që përdor trurin dhe është gjakftohtë.

Kështu, kur Juventusi kërkoi uljen e pagave për futbollistët në këtë periudhë krize, pikërisht për shkakun e shkollës, u vendos Chiellini që të ishte zëri i shokëve të tjerë. Madje duke shpëtuar edhe bardhezinjë, pasi si përfundim janë kursyer 90 milionë euro. Një punë e mirë kjo e bërë pasi Juventusi ka qenë një nga ekipet që nuk është ndierë kurrë sa i përket pakënaqësive me rrogat. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online