Myrto Uzuni ka shansin e artë për të shënuar gola të tjerë që do ta shënojnë emrin e tij në historinë e Granadas. Nga ana tjetër këto realizime do t’i jepnin pikët maksimale ekipit që kërkon ngjitjen në La Liga.
Sot është shansi më i mirë pasi Granada do të përballët kundër Lugos të vendit të fundit. Kjo skuadër e ka mbyllur aventurën e saj në kampionat dhe është rrëzuar një kategori më poshtë për sezonin tjetër. /Sport Ekspres/