Për çfarë përdoret VAR-i? Gabimi i madh në këtë mbrëmje, vendosi takimin Napoli-Liverpul

Një gabim i madh nga ana e arbitrave ka vendosur takimin mes Napolit dhe Liverpulit. Ndeshja do të përfundonte me shifrat 2-0, por goli i dytë erdhi nga Lorente vetëm në minutat shtesë.

Ajo që zhbllokoi takimin ishte penalltia e akorduar në favor të italianëve, por me një zemërgjerësi të kryesorit. Një ndërhyrje që në përsëritje të pamjeve duket “fantazmë” ka ndodhur brenda zonës së anglezëve, ndërsa trajneri Jurgen Klop do e komentonte në këtë mënyrë pas ndeshjes: “Çfarë mund të them unë? Callejon ka kërcyer përpara kontaktit, prandaj nuk ishte penallti”.

Një reagim i madh ka ardhur edhe nga rrjetet sociale, ku shumë tifozë të futbollit pyesin se përse përdoret VAR-i ,kur gabime të tilla vendosin ndeshje të mëdha. /Sport Ekspres/