Në episodin e radhës të “Soccer Talk Podcast” ishte i ftuar Fatbardh Jera. Gjatë bashkëbisedimit me Skënder Gegën, ish-lojtari shkodran ka treguar një nga momentet më të vështira në karrierë, kur u pezullua me 6 muaj nga futbolli. Jera zbuloi se shkak për dënimin nga regjimi i sistetim dictatorial të asaj kohe ishin 50 dollarët që ai mbante në udhëtimin për në Egjipt, ku do të zhvillonte miqësoren e parë me Kombëtaren shqiptare.
“Ishte një fat i keq i sistemit. Duke shkuar në ndeshjen e parë miqësore në Egjipt, për 50 dollarë më zbritën prej avionit. Për 6 muaj as me Vllazninë nuk pata mundësinë të luaja. Më ulën prej avionit dhe më çuan në ndjekje penale. Ishte një shok i jashtëzakonshëm, por ashtu ishte sistemi. Më kapën në Rinas”, ka thënë Fatbardh Jera./Halit Delibashi-Sport Ekspres/