“Pepe Reina dhe Thomas Strakosha janë dy kampionë”! Hysaj komenton gjestin e tifozëve ndaj portierit shqiptar: Treguan dashurinë

Elseid Hysaj ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës për Lacion, duke u gjendur përkrahë Sarrit. Mbrojtësi shqiptar ka prekur edhe temën e portës teksa te kryeqytetasit është Pepe Reina i paprekshëm që ka lëkundur ndjeshëm besimin e Thomas Strakoshës. Gjithashtu shkodrani ka treguar se sekreti i transferimit të tij te Lacio ishte trajneri Sarri.

“Sarri dhe unë jemi të maturuar në çdo aspekt që kur jemi larguar nga Empoli. Lacio është një ekip që ka pasur gjithmonë lojtarë të fortë, që i ka “ngacmuar” të gjithë. Kur Sarri më kërkoi, nuk e mendova shumë gjatë që të vijë, është klub i madh. Tani ose më vonë, por do të bëjmë qejf me këtë trajner. Porta te Lacio? Ka hierarki, vjen Reina dhe pastaj Strakosha. Janë të dy kampionë! Më vjen keq për Strakoshën, por është profesionist. Tifozët i treguan dashurinë e madhe dhe ishte gjest i bukur”, ka thënë Hysaj. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *