Çështja e kampionit të ri të Anglisë me siguri do të zgjidhet sonte. Gjithçka duhet të jetë shumë më e qartë pas ndeshjes mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt. E ndërsa lufta mes Arsenalit dhe Man City vazhdon sa i përket titullit, gazetarët kanë acaruar sërish Pep Guardiolën pasi kanë thënë se besojnë se paratë janë përgjegjëse për suksesin e Manchester Cityt. Këtë herë, spanjolli nuk ka mundur të qëndrojë i qetë dhe i është kundërpërgjigjur ashpër gazetarëve.
“Është e mërzitshme? Nuk është. Është e vështirë. Sepse paratë edhe më parë ishin në lojë. Kjo është arsyeja pse Manchester United duhet të kishte fituar të gjithë titujt. Në vendin e dytë, Chelsea duhej t’i kishte fituar të gjithë titujt, në vendin e tretë, të gjithë titujt duhej t’i kishte fituar Arsenali. Ata kanë shpenzuar shumë më tepër para se ne në pesë apo gjashtë vitet e fundit. Ata duhet të jenë aty, por nuk janë aty”, tha Guardiola i zemëruar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/