“Penalltia ndaj Hysajt është e qartë“, Sarri akuzon arbitrat për humbjen: Pyes veten se si 7 persona nuk i panë këto gjëra

Mauricio Sarri ka kritikuar arbitrimin pas humbjes së djeshme kundër Torinos. Trajneri i Lacios ka thënë në konferencë për shtyp se kishte një penallti të pastër kundër Hysajt, si dhe goli i torinezëve duhej anulluar pasi niste nga një rivënie anësore e kryer brenda vijës kufizuese. Për Sarrin bën një habi të madhe fakti se si askush prej trupës së gjyqtarëve nuk arriti t’i dallonte këto episode.

“Arbitri pati ndikim. Penalltia ndaj Hysajt është e qartë, goli i Torinos vjen nga një rivënie e kryer disa metra brenda fushës. Ka ndikuar. Pyes veten se si 7 persona nuk i panë këto gjëra. Djemtë ishin të mirë, ka rrezik të mbeten 9 ose 10 me këta arbitra”, ka thënë Mauricio Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *