“Pëlqej më tepër Lionel Mesin”! Lojtari i Skënderbeut: Jemi në vend të parë, Flamurtari dhe Dinamo janë rivalët tanë më të fortë

Uendi Vecaj ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Skënderbeu po mban kryesimin në Kategorinë e Parë dhe Vecaj ka folur për rivalët më të fortë. Asnjë ndeshje nuk e cilëson të lehtë, por Dinamo dhe Flamurtari janë kërcënimi serioz për objektivat e korçarëve. “Trajneri na ka sjellë frymë të re. Jemi në vend të parë, po qëndrojmë me këmbë në tokë.

Nuk ka ndeshje të lehta dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Këtu ndihem mirë, ambienti është i mirë. Skënderbeu është emër i madh në futbollin shqiptar. Shpresoj se do të ecim kështu drejt Superligës. Kundërshtarët më të fortë që ne kemi është Flamurtari dhe Dinamo, por të gjitha ndeshjet janë të vështira. Unë jam tifoz i Mesit në futbollin botëror, atë shikoj më shumë, ai është me të majtën dhe unë po ashtu”, tha lojtari i Skënderbeut. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online