Aftësitë dhe talenti janë të rëndësishme, por ndonjëherë duhet punuar edhe me sjelljen jashtë fushe për të mbajtur vendin në skuadër. E aq më tepër kur problemet vijnë me djalin e trajnerit. Reguijon pati një sezon të suksesshëm duke ndihmuar Sevijen të ngrejë trofeun e Europa League gjatë kohës që ishte i huazuar. Por kjo nuk ka mjaftuar për të zënë vend te Reali i Madridit, teksa këta të fundit ndanë rrugët me mbrojtësin e krahut gjatë merkatos së verës, duke e shitur te Totenhemi për 30 milionë paund.
Ndërkaq në Spanjë kanë zbuluar tashmë edhe prapaskenat e këtij transferimi. Sipas “El Confidencial“ e gjithë çështja ka të bëjë me marrëdhënien e Reguijon me djalin e Zinedin Zidan, Lukën. Mes tyre duket se nuk ka pasur raporte të mira dhe një mosmarrëveshje mes palëve ka shtyrë Zidanin të largojë nga skuadra lojtarin spanjoll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/