Pati konflikt me Ilir Dajën dhe qendroi në stol, lojtari i Ballkanit bën reagimin misterioz pas barazimit me Zalgirisin

Kushtrim Gashi dhe Ilir Daja kanë qenë pjesë e një konflikti ditët e fundit. Trajneri i Ballkanit kishte vendosur ta linte në stol për sfidën kundër Zalgirisit dhe kjo e kishte lënë të pakënaqur lojtarin. Daja sqaroi situatën në prononcimin pas ndeshjes, ku u shpreh se këto janë probleme që ndodhin nëpër skuadra dhe se Gashi nuk ka dhënë më të mirën e tij.

Ndërkohë vetë lojtari ka reaguar përmes llogarisë së tij “Instagram”. Një reagim deri diku misterioz, teksa ka shpërndarë një foto të trajnerit Daja gjatë intervistës. Nuk dihet se çfarë ka dashur Gashi të tregojë me një postim të tillë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *