“Patëm një takim të rreptë pas humbjes në derbi“, Tare mbron Imobilen: Mos e bëni kokë turku, është sulmuesi më i fortë që ekziston

Igli Tare ka folur për mikrofonin e “DAZN“ përpara ndeshjes së sotme që Lacio luajti kundër Sasuolos. Drejtori sportiv i bardhekaltërve tregon se është zhvilluar vetëm një takim i rreptë pas humbjes në derbi, nga ku i është bërë e qartë lojtarëve se çfarë ndodh nëse e ulin viigjilencën. Më tej Tare ka folur edhe në lidhje me eliminimin e Italisë “play off“-et e Kupës së Botës, për të cilën Imobile ka marrë kritika të mëdha për mungesën e golit me axurrët.

“Kemi pasur vetëm një ditë bisedë me ekipin sepse nuk patëm mundësi në pushimin e Kombëtareve. Ishte një takim i rreptë, i rëndësishëm dhe shpresoj se ata e kuptuan që sapo të ulnin vigjilencën, kjo ndodh.

Fajësimi i Imobiles për eliminimin e Italisë? Mendoj se është turp të vësh Imobilen në diskutim, historia thotë se 10 vitet e fundit është sulmuesi më i fortë që ekziston, kështu thonë shifrat. Pritshmëritë janë të rëndësishme, por për të gjithë Italinë. Ishte një humbje jo vetëm për Kombëtaren, por të bësh Imobilen kokë turku është edhe më shumë humbje”, është shprehur Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *