“Pashë trenin dhe u hodha para tij”, mbrojtësi i Argjentinës tregon dramën e jetës: Një i panjohur më tërhoqi, më shpëtoi jetën

Emanuel Mammana ka zgjedhur që të ndajë rrugët me Zenit dhe të rikthehet te River Plate. Mbrojtësi që ka zhvilluar edhe disa ndeshje me Kombëtaren e Argjentinës ka prekur temën e momenteve më të vështira të jetës së tij ku përjetoi depresi.onin, pasi iu ndanë nga jeta të dy prindërit. Mammana shkoi shumë larg duke tentuar që të vet.vëritet, por një person i panjohur do t’i shpëtonte jetën.

“Të gjithë ata që kanë humbur prindërit e dinë se sa e vështirë është. Kisha dëshirën të bëja vetëvrasje, isha gati të bëja diçka të çmendur. Isha gati të shkoja në stërvitje, pasi kishin kaluar dy muaj, nuk doja të dija asgjë tjetër. Shkova vetëm për të marrë trenin, e pashë që po vinte dhe duke qenë se nuk doja asgjë më shumë, u hodha para tij, por dikush më kapi nga jaka e këmishës dhe më hodhi pas murit. Më ka shpëtuar ai person, nuk e di kush është, por e falënderoj nga zemra. Sot kam familjen dhe fëmijët e mi. Prindërit e mi nuk do ta dëshironin këtë”, tha Mammana. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online