Florent Hasani do të largohej nga Tirana për t’iu bashkuar Rapidit të Bukureshtit në Rumani. Shifrat e transferimit flitet se shkon te 300 mijë euro, por rumunët nuk po flasin të gjithë pozitivisht për këtë kalim. Së fundmi ishte drejtori i Steauas së Bukureshtit, Mihai Stoica, i cili u shpreh se shifra e paguar për Florent Hasanin ishte shumë e lartë.
“E pashë Florent Hasanin, e kam parë se ku ka luajtur, se çfarë ka arritur. Kishte 7 sezone, por kishte sezone që e mbyllte me zero gola, zero gola. Luajti rreth Hungarisë, në disa ekipe aty…askund me pak fjalë. Më pas del golashënuesi më i mirë në Shqipëri me…10 gola. Edhe çfarë? Janë shumë para, shumë para për të”, tha Stoica. /Sport Ekspres/