Mirel Josa dhe Sinanin kanë zgjedhur që ta kalojnë edhe pasditen e sotme në stadium. Të dy trajnerët janë parë teksa shohin nga afër përballjen mes Teutës dhe Kukësit. Megjithatë për Vllazninë nuk do të ketë një përballje me këto ekipe në ditët e ardhshme.
Shkodranët do të zbresin në fushën e blertë në ditën e nesërme për transfertën ndaj Egnatias, ndërsa më pas do të presin Kastriotin në shtëpi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/