Pas Skënder Gegës zyrtarizohet trajneri serb, Partizani gjen teknikun e ri në Superiore

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Partizani ka gjetur trajnerin e ri në Superiore. Ekipi i të kuqëve mbylli bashkëpunimin pak ditë më parë me Skënder Gegën, teksa ky i fundit kërkoi që të largohej. Ndërkohë kryeqytetasit nuk janë vonuar dhe kanë gjetur një trajner serb.

Mladen Milinkovic është rikthyer në Shqipëri, por këtë herë te Partizani. Më parë Milinkovic ka drejtuar Luftëtarin dhe Kukësin, ndërsa aventura e tij e fundit ishte në Malin e Zi me Buducnostin. /Sport Ekspres/