Pas Sabien Lilajt, Panuçi vëzhgon edhe një tjetër mesfushor të Skënderbeut

Skënderbeu është pa dyshim ekipi i vitit në Shqipëri, për të mos thënë ekipi i shekulit të ri, sepse po bën realisht mrekulli në kupat e Europës, pa llogaritur sukseset në Europë. Megjithatë, kombëtares i ka dhënë shumë pak lojtarë, jo për faj të vet, sesa për faktin se kampionati shqiptar në përgjithësi nuk shihet i nivelit të duhur për të pasur lojtarë në kombëtare.

Megjithatë, trajneri Kristian Panuçi duket se e ka vendosur ta kthejë kokën nga Skënderbeu dhe pas lajmit nga “Sport Ekspres se Sabien Lilaj do të grumbullohet për miqësoren kundër Turqisë në nëntor, tani “supersport.al” zbulon se i afruari i radhës në kombëtare pritet të jetë Enis Gavazaj.

Miqësorja e 13 nëntorit në Antalia ndaj Turqisë mund të jetë shansi i djaloshit nga Prizreni, i cili është kthyer në një prej pikave më të forta të korçarëve në sezonin ku skuadra ka arritur kualifikimin e dytë në histori në fazën e grupeve të Europa League.

Nëse Panuçi do të vendosë ta afrojë në skuadër dhe ti japë një shans, do të bëhet fjalë për rikthimin e Gavazajt pas dy vjetësh me ngjyrat kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *