Duket se yjet e Realit paskan pritur përfundimin e sezonit dhe triumfin në Champions, që të dalin hapur në lidhje me të ardhmen e vet.
Kristiano Ronaldo deklaroi bujshëm pas fitores ndaj Liverpulit se “periudha te Reali ishte fantastike”, duke folur për Realin në të shkuarën.
Ndërkaq, edhe Geret Bejl është me valixhet gati, pas uljes në stol në finale, edhe pse shënoi dy golat që i dhanë trofeun Realit.
“Natyrisht, isha shumë i zhgënjyer që nuk e nisa nga minuta e parë, ndaj gjithçka mund të bëja isha të futesha dhe të isha vendimtar, gjë që e bëra”, tha uellsiani për BT Sport pas ndeshjes.
Thank You Gareth Bale for this. #HalaMadrid #uclfinalpic.twitter.com/RrwI3KbqTR
— Real Madrid ??? (@RealmadridGh) May 26, 2018
“Është pa dyshim goli më i bukur që kam shënuar. I lumtur që vlejti fitoren, e dimë që kemi arritur diçka madhështore. Ne i lëmë të gjithë të flasim, por e treguam edhe sot sa të uritur dhe të vendosur jemi.
“Kthim në Premier Ligë? Unë kam nevojë të luaj çdo javë, kjo nuk ka ndodhur këtë sezon. Në verë duhet të ulem e të diskutoj të ardhmen time me agjentin tim, më pas do të vendosim”.
Bejl u bë futbollisti i parë në histori që shënon dy gola si zëvendësues.