Pas Rejës kritikon De Biasin, Hafizi: E tregon me Azerbajxhanin çfarë trajneri është, pasojat e tij i vuajmë sot

Shqipëria ka marrë një humbje të thellë 5-0 kundër Anglisë. Ndeshja në “Uembli“ shkoi shumë ndryshe nga ç’mund ta kishte imagjinuar çdo shqiptar, nisur nga takimet e fundit të kuqezinjve dhe të Kombëtares së “tre luanëve“. Në fund të 90 minutave Astrit Hafizi nuk i ka kursyer kritikat e tij për Edi Rejën, të cilin e konsideron një trajner që nuk i përket futbollit të së ardhmes. Më tej, i pyetur në studion e emisionit “Kuqezi“ në “Supersport“ për faktin se me De Biasin në pankinë Shqipëria merrte rezultate pozitive ndaj ekipeve të mëdha, ish-trajneri shqiptar rrëzon këto krahasime dhe i vë faj italianit për pasojat që loja e tij ka lënë edhe sot te Kombëtarja jonë.

“Po si mund ta sulmosh një Angli thellë në mbrojtjen e tij dhe të hapesh në mbrojtje. Nëse ti nuk je i fuqishëm ta përballosh në aspektin fizik, atëherë krijo një plan tjetër. Si i shkonim me tre lojtarë ne portierit Pikford dhe linim hapësira mbapa. Me tre pasime dilnin ata. Ne Anglinë duhet ta presim mbrapa. Nuk kishte luajtur ndonjëherë si sot? Po më thuaj njëherë kur nuk kanë luajtur ndonjëherë mirë anglezët. Rasti i Uzunit? Ne e barazuam ndeshjen në Poloni dhe pësuam tre gola. Mos të bëjmë këto krahasime. Ky nuk ishte një aksion i joni. Ky ishte një askion i dhuruar. Janë justifikime që i ka ikur koha. Çfarë ndryshimi kishte Ramadani me Poloninë? Asnjë ndryshim. Mos ti bëjmë këto justifikime. Ne i kemi lojtarët pak a shumë njësoj. Merremi nuk luajti filani.

Mos të bëjmë krahasime me De Biasin. Koha e tij ka mbaruar. Ajo loja e tij na ka lënë në këtë gjëndje që jemi dhe pasojat po i vuajmë sot. Kush të dojë ta pranojë, kush të dojë mos ta pranojë. S’ka problem. Nuk kishim një lojë tonën. Rrinim me 8 lojtarë mbrapa. De Biasi me Azerbajxhanin e vetë me 1 pikë në grup e tregon veten çfarë trajneri është. Këto tipa trajnerësh, duke përfshirë edhe Rejën, nuk janë ata që premtojnë për të ardhmen“, ka thënë Astrit Hafizi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *