Gjyqtari anglez Majkëll Oliver, i cili u bë protagonist absolut në çerekfinalet e Ligë së Kampioneve në ndeshjen në “Bernabeu” ndërmjet Realit të Madridit dhe Juventusit ka folur për herë të parë që pas atij episodi, që e ka futur në histori.
Një penallti e shumë diskutuar në minutën e 93-të në favor të realit i dha mundësinë madrilenëve të shënonin golin (1-3) që i çoi në gjysmëfinale. Një penallti që u shoqërua me polemika dhe akuza të shumta sidomos në Itali. Më i ashpri ka qenë kapiteni i Juvntusit, Xhanluixhi Bufon i ndëshkuar dhe me karton të kuq në atë takim. Ai e ka akuzuar gjyqtarin anglez për mungesë kompetence për të drejtuar një takim të këtij niveli.
Por sakaq, federata angleze e ka caktuar atë të drejtojë finalen e Kupës FA ndërmjet Junajtidit dhe Çelsit. Vetëm Oliver ka folur për ngjarjet në Madrid dhe kohët e vështira që ka kaluar pas asaj penalltie. “Jam i lumtur që do të drejtoj finalen e Kupës FA. Kjo ka qenë një ëndërr për mua dhe jam krenar që federata më ka zgjedhur mua. Ngjarjet në Madrid? Për mua kanë qenë ditë shumë të vështira, ndjesi të çuditshme. Por jam i lumtur, sepse kam pasur shumë persona që më kanë qëndruar pranë”- ka thënë Majkëll Oliver.