Pas milanezeve, shitet edhe Xhenoa!

Ka mbërritur në fund tashmë aventura e Enriko Preciozit si pronar i Xhenoas. Presidenti i klubit xhenovez ka zyrtarizuar për TeleNord-in edhe shitjen e klubit. “Kam shitur klubin. Firmat do të mbërrijnë këtë javë ose në fillim të javës tjetër. Nga intervista e ardhshme nuk do të jem më presidenti i Xhenoas”. Është mbyllur kështu një cikël i nisur në vitin 2003. “Ka një moment për të filluar dhe një tjetër për të përfunduar. Dhe ky moment erdhi tashmë”. Preciozi, që në kohët e fundit është kontestuar nga tifozët, ka zyrtarizuar kështu edhe atë që të gjithë prisnin, pikërisht tërheqjen e tij nga klubi me të cilin ishte lidhur që në vitin 2003, teksa ka qenë një periudhë e mirë për Xhenoan, përveç viteve të fundit, kur erdhi momenti më i keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *