Montela e ka aktivizuar veëm 28 minuta deri tani në kampionat, por do të vijë edhe koha e tij. Kroati i pazëvendëshëm dhe pyka që duhej
Nikola Kaliniç mund të festonte tripletën e tij personale në rast se teknologjia, pra VAR, nuk do t’i kishte mohuar një gol të rregullt të shënuar ndaj Udinezes, që do të ishte i treti në një ndeshje spektakolare nga ana e tij. Montela mund të gëzohet, pasi sulmuesi të cilin ai e deshi më shumë se çdo gjë tjetër jo vetëm që është zhbllokuar, por ka treguar se merr pjesë në manovrat kuqezi të lojës dhe se në të ardhmen, duke u rritur edhe më shumë në nivelin e tij, atëherë do të mund të japë edhe më shumë, sidomos fizikisht. Ishte ndeshja e tij e parë si titullar në “San Siro” dhe Kaliniç tregoi se pse ka instiktin “killer”.
Pas Kutrones, që ishte i vetmi që në Itali kishte shënuar nga sulmi, duke përjashtuar këtu Suson, ka qenë radha e kroatit, ndërsa tani në apel mungoi njeriu i pesë golave në Europa League, Andre Silva. Edhe nda SPAL, pritet që portugezi të qëndrojë në stol, por nuk është një ngelje në klasë nga ana e Montelës, por thjesht sepse trajneri dëshiron që përpara se Silva të aktivizohet, skuadra të përmirësohet në mekanizmat e skemës së re 3-5-2, me Suson që është padiskutim një ndër ata futbollistë që bëjnë të ndërrohet fati i një ndeshje dhe që po aktivizohet tashmë si sulmues i fshehur.
Silva ka realizuar në total pesë gola në Europa League, ndërsa në Serinë A ka zbritur në fushën e lojës vetëm 28 minuta në sfidën e fituar 3-0 në fushën e Krotones. Shumë pak për portugezin, që sa herë është thërritur në apel, në Europë, ka treguar klasin e tij të vërtetë. Montela e di mjaft mirë se Silva do t’i japë shumë Milanit, por e di dhe se nuk duhet të ketë shumë presion mbi të, edhe pse ka shpjeguar disa herë madje se është i vetmi futbollist i cili është rritur jashtëzakonisht shumë dhe e ka befasuar pozitivisht në këtë fillim sezoni. Tri golat ndaj Austrisë së Vjenës janë prova kryesore. Dhe, një lojtar për të cilin Ronaldo ka garantuar, nuk mund të mos jetë një i shënuar nga fati…