Ceremonia e Topit të Artë ka sjellë pas edhe polemika, teksa nuk janë të paktë ata që mendojnë se këtë herë trofeu nuk i takonte Lionel Mesit. Ndër ata që mbështesin këtë ide është edhe Lotar Mateus. Ish-futbollisti gjerman duket të jetë treonditur nga zgjedhjet për trofeun individual më prestigjoz për lojtarët, pasi shprehet se askush nuk e meritonte më shumë se Robert Levandovski.
“Të jem i sinqertë, pas këtyre zgjedhjeve nuk e kuptoj më botën. Me gjithë respektin për Lionel Mesin dhe të gjithë lojtarët e tjerë të mirë të nominuar, askush nuk e meriton atë si Levandovski. Ai theu rekordin e shekullit të Gerd Mylerit, është përsëri në krye të listës së golashënuesve më të mirë në çdo kompeticion dhe ka tejkaluar të gjithë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar përsëri këtë vit”, ka thënë Lotar Mateus./Halit Delibashi-Sport Ekspres/