Pas Jordanisë, e zyrtarizon edhe Shqipëria: miqësore në tetor

Në tetor do të luajmë një miqësore me Jordaninë dhe tashmë e zyrtarizon edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Lajmërim goxha i vonuar në fakt, sepse federata e Jordanisë e ka bërë zyrtare këtë miqësore kohë më parë.

Pas ndeshjes me Uellsin, tashmë të konfirmuar për t’u luajtur në datë 20 nëntor, skuadra kombëtare e futbollit do të luajë miqësoren e radhës më 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.

Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve.

Jordania nuk është ndër kombëtaret me të Kina në botë dhe renditet jashtë 100 ekipeve më të mira në FIFA, por po përgatitet për Kupën e Azisë dhe është një test i mirë, pavarësisht se në aspektin e imazhit nuk josh shumë dhe zor se do ngjallë interes të tifozët, duke parë sa pak kanë qenë në miqësoret e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online