Pas dy rasteve me Koronavirus/ Kosova i shtohet listës së pezullimit të kampionatëve, FFK:  Vendim pa afat!

Edhe Kosova përjetoi ethet e para të Koronavirusit pas rezultateve pozitive të dy pacientëve. Frika e përhapjes si në Itali apo edhe vende të tjera ka detyruar qeverinë e Kosovës të jap pezullimin e aktiviteteve sportive. Vendimi është marrë pas një diskutimi me ministren e arsimit, rinisë dhe sporteve, Vlora Dumoshi dhe përfaqësuesve të Federatës.

Në njoftimin e kësaj të fundit në faqen zyrtare thuhet se vendimi është pa një datë të përcaktuar. Më tej FFK fton të gjithë aktorët sportive të kujdesen për shëndetin e tyre dhe në luftën kundër përhapjes së virusit Covid 19. Në 22 javë skuadra e Ballkanit udhëhiqte në Kosovë me 44 pikë. Pas tyre renditet Drita me 43 pikë dhe Gjilani i trajnerit Mezani me 41 pikë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online