Pas “drurit” nga Luftëtari, Kukësit i vandalizojnë autobusin

Ditë e zezë për Kukësin, që e mbyll vitin me një humbje tepër të hidhur ndaj Luftëtarit dhe mbetet -12 nga kreu, duke u kaluar ende nga Laçi.

Nuk mjaftoi kjo, sepse pas ndeshjes një surprizë e hidhur e priste skuadrën kuksiane. Tifozë të zemëruar nga humbja i kishin thyer xhamin e pasmë autobusit të Kukësit.

Duke qenë të gjithë me mendjen te ndeshja, askush nuk pa çfarë ndodhte pranë autobusit. Pritje e gjatë, në pritje të kompletimit të procedurave pas denoncimit të ngjarjes, ndërsa më pas të gjithë kokulur drejt Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *