Gjermania e ka konfirmuar zyrtarisht në stolin e kombëtares, duke vijuar punën me të, edhe pse eliminimi ndaj Koresë së Jugut, hera e parë që ndodh për “panzerat” në grupe, sa i përket historisë së Botërorit, vazhdon të jetë një plagë që djeg dhe do të djegë ndër vite…
Vetë trajneri, duke folur për adresën zyrtare të federatës gjermane, ka thënë: “I jam mirënjohës Gjermanisë për besimin që më ka dhënë për të vazhduar punën që kam nisur. Ky besim më bën krenar, edhe pse kritikat ishin legjitime karshi meje. Por, perceptoj mbështetje dhe sidomos inkurajim.
Zhgënjimi që kam është i madh, por dua të projektoj rikonstruktimin me impenjim maksimal. Tani do të analizoj çdo gjë që ka ndodhur dhe më pas do të mundohem të gjej zgjidhjet në kohë”.