Pas 14 vjetësh kundër Junajtidit, Runi kthehet në “Old Trafford”

Për herë të fundit, Uejn Runi mbërrinte si kundërshtar në “Old Trafford” në “Boxing Day” në vitin 2003 kur ishte vetëm 18 vjeç

Që Mançesteri është favorit absolut për të fituar takimin e nesërm në “Old Trafford” përballë Evertonit kjo nuk është ndonjë gjë e re. Por më shumë se tek ndeshja, e gjithë vëmendja është zhvendosur tek rikthimi i Uejn Runit në “Old Trafford” si kundërshtar i “Djajve të kuq”. Një nga “ushtarët” – më pas “gjeneral” – më besnikë të Mançester Junajtidit, që ka shërbyer për 13 sezone në “Old Trafford”, të dielën pasdite do të jetë kundërshtar. Në verë Uejn Runi u largua nga Mançesteri për t’u kthyer në klubin e tij të vegjëlisë, Evertoni dhe shumë shpejt, që në javën e pestë të Premier Ligës do të kthehet si rival në atë që për 13 sezone ka qenë shtëpia e tij e dytë. Me siguri që për Uejn Runin parashikohet një pritje mbresëlënëse, që aq më shumë që ai është tashmë dhe golashënuesi më i mirë në historinë e “Djajve të kuq”. Kjo nuk është hera e parë që Uejn Runi do të jetë si kundërshtar i Junajtidit në fushë. 14 vjet më parë, më 26 dhjetor – Boxing Day siç njihet ndryshe në Angli – Runi vetëm 18 vjeçar me fanellën e Evertonit sfidonte “Djajtë e kuq”. Djaloshi 18-vjeçar luante për 70 minuta në takimin e fituar 3-2 nga Mançester Junajtid. Asokohe, në krahun tjetër luante Kristiano Ronaldo në hapat e parë të tij drejt lavdisë, teksa Sër Aleks ferguson kishte lënë pushim yje si Van Nistelroj, Pol Skols apo Rajan Gigs. Ajo që mbahet mend nga sfida 26 dhjetorit 2003 ishte ndërhyrja e rëndë e Runit në dëm të Kristiano Ronaldos, që tërbonte “Old Trafford”. Pas muaj më vonë Sër Aleks Ferguson do të merrte Runin tek Junajtid. Pjesa tjetër është e gjitha një histori më vete. Në karrierën e tij Uejn Runi ka luajtur 559 ndeshje, duke shënuar 253 gola ç’ka e bën atë golashënuesin më të mirë në historinë e këtij klubi. Mes trofeve të shumtë numërohen 5 tituj në Premier, njëherë Kupa Fa, 3 kupa të Ligës, një Ligë Kampionesh, një Ligë të Evropës dhe një botëror klubesh.

253 gola

Uejn Runi është golashënuesi më i mirë në historinë e Mançester Junajtidit me plot 253 gola

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *