“Pas 10 vitesh nuk do e kujtojë askush“, trajneri zvicerian sulmon Shaqirin: Mbase kthehet në Bazel, të ketë afër bankat ku mban paratë

Xherdan Shaqiri ka shtuar një tjetër trofe në koleksionin e tij. Titulli kampion i Premier League me Liverpool është i 17-trofe për sulmuesin shqiptar. Megjithatë kritikat nuk e kanë lënë të qetë. Shumë e kryqëzojnë futbollistin e përfaqësueses së Zvicrës për faktin se nuk ka qenë asnjëherë vendimtar për fitimin e këtyre kupave me ekipet e tij, duke qenë se në shumicën e ndeshjeve nuk ka qenë i pranishëm në fushë.

Këtë herë është trajneri zvicerian Arno Rossini i cili i jep një “shuplakë” Shaqirit. Në një intervistë për “Tio.ch”, tekniku në fjalë shprehet se sulmuesi i Liverpool nuk është një kampion dhe se pas 10 vitesh askush nuk do e kujtojë për sukseset e arritura nga klubet e tij.

“Nuk ka problem, ka të bëjë me motivimin. Xherdani nuk është kampion. Ai është një lojtar i mirë që ka pasur fatin të jetë ushtar në ekipet fituese. Ne sigurisht nuk mund të themi se ai la gjurmët e tij me ekipet me të cilat fitoi. Jo me të mëdhatë të paktën. Ai ishte protagonist në Basel, por sigurisht jo te Bayern apo Liverpool.

Ka shumë cilësi. Ai ka ide vendimtare dhe di se si të shpikë ndeshje të jashtëzakonshme. Limiti i tij i madh ka qenë gjithmonë vazhdimësia. Nga 90’ he ai luan ndoshta 15’ dhe kjo sigurisht që nuk i shtyn trajnerët ta vendosin atë në fushë.

Në rast se do flitej për Mesin, ju gjithashtu mund të mbyllni një sy, por Shqiri nuk është Mesi. Pra përfundon në stol, ose në tribunë. Le të themi se ndër vite ai ka ndjekur shpesh ndeshjet e skuadrave të tij si spektator, duke u ulur në vendet më të mira. Dhe miliona janë paguar gjithashtu për të.

Sigurisht, Xherdani është duke mbushur xhepat duke parë që llogaria e tij bankare të rritet në mënyrë dramatike. Nuk e di sa, pas dhjetë vitesh, do ta kujtojë atë duke menduar për skuadrat e shkëlqyera në të cilat ka luajtur.

Kontrata i përfundon në moshën 32-vjeçare? Ai do të jetë në gjendje të mbajë sukseset e arritura nga skuadrat e tij, për të cilat ai megjithatë duhet të skuqet pak, si dhe ndoshta të vjen keq që ka jetuar një karrierë jo si protagonist. Atëherë, në atë moshë, ku do që unë të shkoj? Ndoshta ai do të kthehet në Basel, mbase do të afrohet me bankat zvicerane, ku ka siguruar pasuritë e tij”, ka deklaruar Arno Rossini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *