Partizanit nuk i duken asgjë 750 mijë eurot për Skukën, vazhdon refuzimi për ekipin e Serisë A

Partizani qëndron stoik sa i përket Xhuljano Skukës. Të kuqtë nuk po heqin dorë nga kartoni i sulmuesit. Verona është interesuar prej ditësh që të marrë shërbimet e këtij lojtari. Megjithatë sipas asaj që raporton edhe “Supersport”, oferta prej 750 mijë eurove është refuzuar.

Kryeqytetasit kërkojnë me patjetër 1 milionë euro për të lëshuar Skukën. Për më tepër që këtë sezon duan të fitojnë titullin kampion dhe për këtë arsye, nuk do të bien nga pretendimi i tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *