“Partizanit i vjen 500 mijë euro për Skukën dhe nuk e largon”, Stefa flet për problemin te Dinamo: Edhe Pirlon e larguan nga Milani te Juventusi

Partizani ka fituar në trasfertën e rëndësishme kundër Kukësit me rezultatin 1-2. Në studion e “Gol pas Golit” është diskutuar edhe mbi sulmuesin e të kuqve, Xhuliano Skukën, i cili erdhi në merkaton e janarit nga radhët e Dinamos.

“Skuka është për të bërë kornizë dhe për ta vendosur në zyrat e Dinamos dhe për të treguar si nuk mund të gabosh. Partizanit i vjen ofertë për 500 mijë euro për këtë lojtar dhe Partizani nuk e largon sërish”, ka thënë Ylli Aga.

Ndërkohë moderator Gjergj Stefa ka replikuar: “Le ta lëmë Skukën me historinë e Dinamos. Andrea Pirlo iku nga Milani, thanë ka mbaruar si lojtar dhe shkëlqeu kur iku te Juventusi. Sikur të ishte Skuka problemi më i madh i Dinamos”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *