Partizanit i mungon Starova, Ekubani dhe tango argjentinase!

Opinion nga Anton Cicani

“Po të jetë kështu, më mirë na ktheni Starovën!”… Dikush e tha, të tjerët qeshën. Po, po, qeshën, por në fund të ndeshjes Partizani-Kukësi ndoshta nuk i vinte aq shumë për të qeshur, teksa pyesnin veten: mos vallë ai që e tha kishte të drejtë? Mos vallë pikërisht Starova na dhuronte më shumë emocione në lojë?! Asgjë kundër Mark Julianos dhe look-ut të tij, apo darkave në Sofrën e Ariut dhe violinës cigane tradicionale (foto e postuar disa ditë më parë), por në fushë, ky Partizan është një “rrëmujë e vërtetë”. Të ngjan më shumë me fletoren e vizatimit të një fëmije që sapo ka nisur të zhgarravisë se sa leksionet e një adoleshenti. E ndërsa me Starovën të paktën ishim të bindur se do të mbrohej mirë dhe më pas do të sulmonte, tashmë nuk po kuptojmë se çfarë po ndodh. Nuk dihet  skema, nuk dihen manovrat dhe ndonjëherë edhe interpretuesit e roleve.

Por, nëse Starova është ndoshta një ide e çmendur për në stol, një fëmijë i vogël teksa pa Atandën thërriti, “forca Ekuban!”… Sigurisht, nga larg ndoshta edhe ai e ka parë gabim, por realisht që çdokush në ato shkallë stadiumi do të dëshironte që Atanda të transformohej në Ekuban, i cili ndodhet në Angli dhe momentalisht në krevat, pasi i dëmtuar.

Mund ta ketë ndjekur Partizanin nga tv, ndoshta edhe është mërzitur, por këtë nuk e dimë. Sigurisht, e sigurt është që të gjithë tifozët e kuq u mërzitën kur ai u largua, bashkë me 17 golat e tij në kampionat dhe një thes me pikë që i solli kryeqytetasve. “Nuk i kishim 500 mijë euro për ta mbajtur, ndaj edhe u largua. Por, sigurisht që një si Ekuban vështirë se e gjen”, do të shprehej Moxhi për “Sport Ekspres” në intervistën e tij… Edgar Çani vjen gjithashtu nga Italia dhe pasi ka akumuluar një eksperiencë të jashtëzakonshme, por megjithatë impakti i tij deri tani nuk meriton aspak notë (dëmtime dhe 90 minutat e para serioze, pasi ndaj Naftëtarit do të ishte i aftë të shënonte edhe një tifoz që në jetën e tij ka prekur topin në kalçeto disa herë, me gjithë respektin për kuçovarët).

Dhe, për ta mbyllur, na mungon “tango” argjentinase, që na bënte të kërcenim sa herë që merrte topin në këmbë. Agustin Torasa, ai që “nuk bënte!”. Koha është zotëri thonë dhe do të flasë kur duhet, por pas dy javësh dhe zero golash të shënuar, ndoshta edhe fjalët s’kanë më vend…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online