Partizani ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Enea Bitri. Klubi i kuq nxori para pak momentesh lajmërimin se mbrojtësi do të jetë pjesë e “demave” për 3 vitet e ardhshme. Ai hodhi të zezën mbi të bardhë duke qenë pjesë e kryeqytetasve dhe do të luftojë për një vend në formacion.
Mbrojtës 21-vjeçar shihet si një element i rëndësishëm për të ardhmen. Bitri duket se do ta ketë shumë të vështirë përballë Belicës dhe Gojkoviçit, megjithatë do të luaftojë fort. Kapërcimi nga Tomori, ku luajti në sezonin e shkuar, te Partizani nuk është i lehtë.