Alban Hoxha do të jetë kapiteni i ri i Partizanit, ka qenë vetë klubi kryeqytetas që përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se pas ikjes së Idriz Bathës do të jetë “gardiani” ai që do të jetë lideri i fushës. Hoxha e ka pasur dhe në të shkuarën shiritin, megjithatë tani i rikthehet sërish . Po ashtu vetë klubi bën me dije se përzgjedhja ka ardhur nga një votim i fshehtë dhe Hoxha kishte marrë numrin më të madh të votave.
“Alban Hoxha do të jetë kapiteni i skuadrës në sezonin e ri futbollistik 2018 -2019. Portieri titullar, i cili prej 5 vitesh është pjesë e Partizanit do të mbaj në krah shiritin e kapitenit, duke filluar nga ballafaqimet e Europa League përballë NK Maribor. Vendimi është marrë pas një votimi të fshehtë organizuar brenda ekipit dhe lojtari i cili ka marrë numrin më të madh të votave ishte Alban Hoxha”, përfunodn postimi i Partizanit .