Ditë e veçantë ajo e sotmja për presidentin e Partizanit, Gaz Demi, i cili feston ditëlindjen.
Edhe Partizani e ka uruar, që në mesnatë, me një videourim në faqen e vet në Facebook, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe urimet e tifozëve të kuq.
Partizani nuk është se po i dhuron buzëqeshje, pavarësisht investimeve madhore, ndaj edhe tifozët janë ftohur ndjeshëm, por presidenti është ndoshta i vetmi person në klubin e kuq që nuk kritikohet nga pjesa më e madhe e tifozerisë, e vetëdijshme se Demi ka bërë gjithçka për të fituar trofe këto vitet e fundit, edhe pse nuk ia ka dalë mbanë, herë për gabimet e tij e sidomos për gabimet e të tjerëve rreth tij. Gëzuar president!