Partizani-Tirana/ Këto janë koreografitë e tifozëve, nuk mungojnë as tymueset

Derbi i kryeqytetit ka rezervuar si gjithnjë spektakël, si në fushën e lojës ashtu edhe në  shkallët e stadiumit. Pankartat nga të dyja tifozeritë nuk kishin si të mungonin në këtë përballje. Fillimisht ishin mbështetësit e Partizanit, që në momentin e marshimit të trupave që morën pjesë në ndërhyrjen e kërkim-shpëtimit të tërmetit të 26 nëntorit, shpalosën një banderolë me shkrimin: “Muret ngrihen sërish, ëngjëjt kujtohen gjithmonë”.

Një moment vërtet prekës ky që ka marrë edhe duartrokitjet nga ana tjetër e stadiumit, pikërisht nga mbështetësit e bardhebluve. Ndërkohë në parrullën e tifozëve të Tiranës shkruhej: “Nëse i bindesh rregullave humbet argëtimin”, ndërsa në fillim të takimit kanë dhuruar edhe spektakël me tymëse./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online