Mbrojtësi mund të jetë një alternativë së bashku me Belican për të zëvendësuar Krasniqin dhe Malotën. “Demat” kanë piketuar edhe një lojtar nga Bregu i Fildishtë
Emrat e larguar duhet të zëvendësohen. Partizani u nis drejt Turqisë me 19 lojtarë, që do të thotë se ka hapësira për afrimin e futbollistëve të rinj. Drejtuesit e kuq duhet të zëvendësojnë largimet e bëra në grupin e lojtarëve, ndërsa tashmë janë hedhur në sulm për t’i zëvendësuar.
Largimi i Malotës dhe Krasniqit lë qendrën e mbrojtjes të zbuluar. Fushtari nuk u arrit, ndërsa në skenë janë shfaqur disa emra të rinj. I pari është shtatlarti i propozuar nga trajneri Artim Shaqiri, Egzon Belica. Kandidatura e tij nuk pëlqehet shumë nga drejtuesit e kuq. Emri tjetër që ka dalë në dritë është Toni Tipuric. Në fakt, të kuqtë po studiojnë edhe për një sulmues mjaft cilësorë. Ata kanë nisur kontaktet dhe duan të gjejnë detajet e tij.
TIPURIÇ – Toni Tipuriç është një mundësi e mirë për të kuqtë. Ai u është propozuar drejtuesve të klubit dhe emri i tij po shihet me vëmendje. 27-vjeçari ka dy pasaporta, pasi ka lindur në Bosnje, por ka marrë edhe pasaportën austriake. Tipuriç është shtatlartë dhe ka mjaft eksperiencë. Boshnjaku nuk ka një CV shumë të pasur. Së fundmi, ai ka luajtur për ekipin e Konkordia Çiajnas, në Moldavi. Ai ka veshur edhe fanellën e Cebalias në Kroaci, Zlate Moravces në Serbi, Austria Lustenaun në Austri dhe ka një eksperiencë të shkurtër në Estoni.
SULMUESI – Partizani ka nevojë për një sulmues. Trajneri Sulejman Starova ka në dispozicion vetëm Bardhin dhe Prognin, asnjëri nga të dy nuk luan në pozicionin e tij natyral. Çani nuk është ende gati dhe nuk dihet se kur do të kthehet, ndërsa Sukaj u largua. Në kushte të tilla, drejtuesit e klubit janë futur në merkato për afrimin e një lojtari shumë cilësor. Burime të ndryshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije se bëhet fjalë për një futbollist nga Bregu i Fildishtë. Ai është i shtrenjtë, por të kuqtë duhet të sakrifikojnë për ta marrë në ekip. Të shohim dhe të presim nëse “demat” do të sakrifikojnë për të sjellë afrikanin në Tiranë.
Skeda
Emri – Toni
Mbiemri – Tipuriç
Datëlindja – 10.09.1990
Mosha – 27-vjeç
Vendlindja – Sarajevë, Bosnje
Pozicioni – Mbrojtës
Gjatësia – 188cm
Karriera
2006–2008 Simering
2008–2009 Esling
2009–2010 Katzelsdorf
2010–2011 Admira II
2011–2013 Austria Lustenau 29 (0)
2011 ? Dornbirner (huazim)
2013–2014 Sportfreunde Siegen 14 (0)
2014 Levadia 18 (5)
2015–2016 Zlate Moravce 42 (1)
2016-2017 Cibalia 7 (0)
2017 Konordia Çiajna 8 (0)