Dita e nesërme do të pritet me vëmendje të madhe nga shumë prej ekipeve shqiptare. Partizani, Vllaznia, Laçi dhe Teuta vazhdojnë garën e tyre në “Conference League” dhe gjenden në turin e dytë të këtij kompeticioni pas suksesit të arritur në këtë javë.
Thuajse të pamundur e ka vazhdimin e garës Partizani pasi do të ndeshet kundër Bazel, ndërsa gjithë skuadrat e mbetura do të luajnë shanset e tyre për të kaluar në turin e tretë të “Conference League”. Për të njohur kundërshtarin e mundshëm në rast të kalimit të turit, në orën 14:00 të 19 korrikut do të hidhet edhe shorti për raundin e tretë. /Sport Ekspres/