Po luhet ndeshja e fundit e javës së 14-të mes Partizanit dhe Teutës.
Kaos në shkallët e stadiumit, forcat e policisë përplasen me “Ultras Guerrils”. Forcat e policisë nuk lejojnë tifozët e kuq që të futen në stadiumin “Selman Stërmasi”. Loja nisi me 15 minuta vonesë.
Tifozët u kanë kërkuar lojtarëve të tyre që të mos e nisin ndeshjen pa u futur të gjithë tifozët që janë jashtë stadiumit. Policia nuk lejoi tifozët pa kartë identiteti, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në futbollin shqiptar.
Partizani – Teuta 2-1
Shënues: Trashi 23′, Batha 90’+4 / Çmajçanin 19′
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota (Krasniqi 65′), Atanda, Kalari (Kotobelli 55′), Batha, Trashi (Xhixhiua 70′), Asani, Fili, Vila, Progni. Trajner: Sulejman Starova.
Teuta: Kastrati, Hakaj, Sykaj, Shkalla, Beqja, Çmajçanin (Shehaj 76′), Bilali, Hila, Çyrbja, Osemene, Latif. Trajner: Gugash Magani.
Kartonë të verdhë: Progni 23′, Kalari 54′, Xhixhiua 82′, Atanda 90′ / Bilali 23′
Gjyqtar:Enea Jorgji.
GOLAT
23? GOL PARTIZANI! Lorenc Trashi merr një pasim të saktë në zonë dhe nuk fal, 1-1.
19? GOL TEUTA! Tarik Çmajcanin përfiton nga një grushtim i gabuar i portierit Hoxha dhe brenda zone shënon.