Partizani përmbys Dinamon, “demat e kuq” marrin vendin e 3-të në “Abissnet Superiore”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ka përfunduar sot derbi për vendin e 3-të dhe të 4-t të “Abissnet Superiores”. Sfida mes Dinamos dhe Partizanit ka përfunduar me shifrat 1-2 në favor të “demave të kuq”. Dinamovitët kaluan të parët në epërsi, duke gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës.

Ishte Dejvi Bregu ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 16 të takimit. Por në minutën e 38 Malaj ktheu sërish baraspeshën, ndërsa në të 46-n Guxhufi përmbysi shifrat në ato përfundimtare, 1-2. Partizani renditet kështu i 3-ti në “Abissnet Superiore”, ndërsa Dinamo në vendin e 4-t./Sport Ekspres/