Sfidë mjaft delikate në Shkodër. Barazimi s’vlen për asnjërën nga skuadrat. Juliano do të tretën radhazi, Gjoka ta nisë mbarë
Një sfidë mjaft delikate do të luhet sot në Shkodër, aty ku vendasit e Vllaznisë do të presin Partizanin. Larg nga shkëlqimi i dikurshëm, shkodranët dhe kryeqytetasit do të përballen në një moment kyç për vazhdimësinë.
Ekipi vendas ka zhvilluar një kampionat të dobët me 5 pikë në 6 ndeshje, trajneri Cungu ka dhënë dorëheqjen dhe për herë të parë ekipi shkodran do të drejtohet nga trajneri Ernest Gjoka dhe stafi i tij. Partizani është në pozita thuajse të njëjta, pasi ka zhvilluar një kampionat të dobët dhe nuk ka arritur të jetë në lartësinë e pritshmërive dhe objektivave të fillimsezonit.
Takimi i orës 14:00 do të ndikojë drejtpërdrejtë në ecurinë e skuadrave dhe në objektivat e tyre. Një humbje e Partizanit do të largonte skuadrën edhe më shumë nga objektivat e saj, ndërsa do të rikthente përsëri retë e zeza në një grup që përfundimisht është shumë larg të qenë pretendent për kampion. Në anën tjetër, Vllaznia e pretendimeve të Europës jo vetëm që nuk po bind, por edhe është e rrezikuar për të rënë një kategori më poshtë sipas asaj që shkodranët kanë treguar këto javë të parë.
Një përballje interesante do të jetë edhe në pankinat respektive me Julianon që duket se ka gjetur rrugën e duhur dhe Gjokën që do të debutojë kundër ekipit që mund të drejtonte. Gjithçka për t’u shijuar në Shkodër, ku e vetmja e keqe e madhe pritet të jetë numri i pakt%i tifozerive.