“Partizani nuk ishte ekip i madh, shumë i kufizuar”! Mediat në Gjeorgji e shohin kualifikimin shumë të mundur: Mbrojtësit shqiptarë ishin të ngadaltë

Në Gjeorgji nuk kanë ndërmend që të dorëzohen lehtë, as pas humbjes me shifrat 0-1 të Saburtalos kundër Partizanit. Trajneri kundërshtar u shpreh se ka ende shumë shanse për t’u kualifikuar më tej, ndërsa në të njëjtën mënyrë e komentojnë edhe mediat. “Lelo”, media gjeorgjiane, ka ofruar një panoramë të kësaj përballje që u mbyll dhe njëkohësisht të asaj që na pret në vazhdimësi duke u shprehur se mbrojtësit e Partizanit ishin shumë të ngadaltë.

“Partizani nuk ishte një ekip i madh, i mungonte imagjinata dhe ka potencial të kufizuar në sulm. Shqiptarët nuk bën asgjë të veçantë në Guri. Thjeshtë pritën me durim gabimin e Saburtalos dhe Saburtalo i bëri këto gabime, Partizani shfrytëzoi një moment. Sigurisht që tani Partizani është favorit me fitoren jashtë fushe, por ne mendojmë se kjo ndeshje është ende e hapur. Shqiptarët nuk dalloheshin për shumë gjëra dhe nëse Saburtalo e përdor potencialin e plotë, është shumë e mundur që të kualifikohet më tej.

Mjafton që Saburtalo të luajë pak me më shumë agresivitet dhe më me shpejtësi, do të jetë shumë e vështirë për Partizanin pastaj. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për sulmuesit e tyre, por mbrojtësit dukeshin qartë të ngadaltë dhe Saburtalo duhet ta përdorë këtë. Mbrojtësit e Partizanit do ta kenë shumë të vështirë të luajnë kundër Guliashvili, Gocholeishvilli, Tabatadze dhe lojtarëve të shpejtë të tjerë që ka Saburtalo”, shkruan Lelo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *