Nga Klaudio Ndreca
Gjergji Xharo është pjesë e klubit të Partizanit, ndërsa më herët ka qenë në stafin e “Supersport”. Nga puna e raportimit nga terreni, ndërsa tani kohët kanë ndryshuar dhe për të njëjtën media, Xharo flet si përfaqësues zyrtar i klubit kryeqytetas.
Sigurisht që temat e prekura për “Fan Zone” kanë qenë vetëm për Partizanin, atje ku është folur për këtë sezon që nuk po shkon në mënyrën e duhur. Largimi i Gegës vazhdon që të vuhet tek të kuqtë, ndërsa edhe ardhja e Sormanit nuk po i mbush pritshmëritë. Por për këtë të fundit ka ende kohë, pasi gjeti një ekip që Lerda nuk e menaxhoi në mënyrën e duhur. Xharo ka thënë gjithashtu se Olsi Rama është drejtori sportiv perfekt që do të dëshironin të gjithë.
“Llogaritë e kampionatit bëhen në fund për të parë edhe ne gabimet tona. Por normale që nuk janë gjërat kaq të thjeshta, se do të ishin të gjitha skuadrat kampione ndryshe. Kemi rastin e Tiranës që sa shumë dyshime kishte për ta, por tani janë në vendin e parë. Por mund të fitojmë edhe ne 10 ndeshje rresht e të shkojmë më lartë në renditje.
Aktualisht nuk po mendon asnjë skuadër për merkaton, sepse nuk është mbyllur ende ky sezon dhe nuk kemi ende informacione se çfarë do të bëhet. Olsi Rama? Drejtori sportiv perfekt, të gjithë do të dëshironin që ta kishin në skuadrën e tyre”, ka thënë Xharo. /Sport Ekspres/