Partizani e ka bërë goditjen e parë në merkato teksa do të marrë futbollistin nga Hong-Kongu, Remi Dujardin. Ky i fundit ishte pjesë e Helsinkit, por nuk pati fatin që të luante asnjëherë për shkakun e pandemisë. Klubi finlandez do të largonte dhe futbollisti do të rikthehej sërish në atdhe. Ndërkohë media ”Hk.on” raporton marrëveshjen e arritur mes Partizanit dhe mesfushorit 23-vjeçar për të ardhur në Shqipëri.
Në një kohë që te Partizani nuk ka asnjë trajner pas shkarkimit të Sormanit, gazetari dhe tifozi i Partizanit, Dritan Laci, nuk mund ta priste mirë një lajm të tillë. Duke kërkuar llogari për këtë nënshkrim që vjen papritur kur ekipi nuk e di ende trajnerin e ri dhe skemën që do të përdoret për sezonin e ardhshëm, është bërë edhe një paralelizëm me largimin e Gegës duke akuzuar se merret përqindje për afrimin e lojtarëve. /Sport Ekspres/