Partizani mendon për tifozët, zgjedh “Selman Stërmasin” për ti dhënë fund emigrimit në Elbasan

Partizani pret Erzenin këtë fundjavë. Me “Air Albania”-n që nuk mund të çeli dyert këtë herë, të kuqtë kanë kthyer sytë nga “Selman Stërmasi”. “Partizani Fan Club” shkruan se presidenti Demi dëshiron të ketë një numër të lartë tifozësh në stadium, prandaj po përpiqet të zhvillojë ndeshjen e radhës në kryeqytet.

Distanca për në Elbasan është e largët dhe ka penalizuar shpesh “demat e kuq” për praninë e tifozëve në tribuna. Ndërkohë problemi i vetëm për organizimin e takimit në “Selman Stërmasi” mbetet fusha, pasi në të janë luajtur dy përballje së fundmi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *