Klubet e “Abissnet Superiore”-s janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në kompeticionet e UEFA-s. Përpos ekipeve në raundin e parë kualifikues, 4 skuadrat nga kampionati i Shqipërisë kanë mësuar se cilat skuadra do të gjejnë në raundin e dytë në rast kualifikimi. Partizani ka qenë me fat, teksa nëse kalon me sukses Marsaxlokk-un, atëherë do të përballet me Fc Iberia Tbilisi.
Ndërkaq, Tirana, në rast kualifikimi, do të ndeshet në raundin e dytë me Omonian e Nikosias. Sa i përket Vllaznisë, shorti ka qenë edhe më i vështirë, teksa në turin e dytë e pret St Mirreni i Skocisë. Ndërkohë, Egnata ka pasur shortin më të pamëshirshëm mes skuadrave shqiptare. Nëse kampionët e Shqipërisë eliminojnë skuadrën boshnjake në turin e parë të Champions League-s, atëherë në raundin e dytë do të ndeshen me PAOK-un e Greqisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/