Partizani largon “Labin”, idhullin e tifozëve!

“Nëse do të kisha pasur këmbët e Pirlos, të jeni të sigurtë se do të kisha rreshtuar Topat e Artë”… Xhenaro Gatuzo e dinte se në vend të këmbëve kishte dy shkopinj që vraponin, por zemra dhe dëshira bëjnë diferencën, ashtu sikurse edhe sakrifica dhe dashuria për fanellën që mban veshur. Labinot Ibrahimi do t’i mungojë tifozëve të kuq jo sepse shënonte gola me roveshatë, jo sepse ndalonte çdo kundërshtar përpara tij, jo sepse ishte ai që fliste më bukur për mediet, por sepse ishte ai që përlotej kur skuadra humbiste, që dilte me kokën poshtë dhe që nuk e zinte gjumi për një humbje, edhe pse në tribunë dikush qeshte apo në stol dikush tjetër mendonte që të dilte në mbrëmje për të konsumuar një gotë ose për t’u takuar me miq e të afërm…

“Labi” ishte dhe është idhull dhe frymëzim për tifozerinë. Asnjëherë një fjalë më shumë. Në stol fushë ose tribunë, Ibrahimi respektonte çdo vendim. Jepte gjithçka dhe, nëse ajo gjithçka nuk mjaftonte, sërish merrte duartrokitje. Partizani i sezonit të ardhshëm nis pa të, sepse do të shkojë te Prishtina, po për tifozët e kuq ai ka mbetur në Tiranë, aty, duke puthur fanellën, atë fanellë për të cilën do të jepte edhe jetën, nëse do t’ia kërkonin…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *