“Partizani kampion? I mbyll gojën me 5-1”, thumbime Doka-Bardhi dhe ftesa surprizë: Vjen këtej nga ne…

Në emision “Zona Gol” ka qenë të pranishëm Albi Doka dhe Jurgen Bardhi për të folur rreth derbit të zhvilluar mes TIranës dhe Partizanit, e ku sigurisht do të diskutohej edhe mbi vazhdimësinë në karrierën e këtyre lojtarëve. Teksa flitej për kohën kur Bardhi luante me të rinjtë dhe një prej të pranishmëve në studio ka cekur pjesën e golave të shumta që Jurgeni shënonte me grupmoshat, pavarësisht se Tirana dilte shumë herë kampione, do të vinte përgjigje me buzëqeshje: “Partizani ka qenë gjithmonë kampion”.

Kur i është kërkuar një përgjigje Albi Dokës mbi këtë deklaratë, nuk mund të mungonte edhe ngacmimi nga ana e ish-mbrojtësit të bardhebluve: ”Unë thjesht i kujtoj 5-1 dhe i mbyll gojën”. Në fundin e emisionit, teksa Bardhi foli mbi të gjitha problematikat dhe vitet që po i kalonin “dëm”, Doka vjen me ftesën surprizuese: “Mund të na bashkohet edhe këtej nga ne, ku i dihet”. I pyetur nëse ka realisht një tratativë mbi një lëvizje rreth transferimit të Bardhit, Doka është shprehur vetëm se ka lënë një përshtypje të mirë te drejtuesit e Goricës sa i përket lojtarit të Partizanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online