Partizani i vitit 2018, ai i revolucionit në skuadër, në stol e mentalitet, më në fund po funksionon në mënyrë perferkte.
Të kuqtë fituan sot 2-0 në Laç, në një finale të vogël për vendin e tretë në renditje, pasi të dyja skuadrat ishin me 42 pikë.
Të kuqtë tashmë kanë zbuluar “arin” e janarit, sepse pas Esat Malës në mesfushë, ka shpërthyer edhe braziliani Lukas në sulm. I ardhur me bujë në janar, sulmuesi nuk po dukej ai që kishte shënuar shumë gola në Maqedoni, por pas golit vendimtar të javës së shkuar, ka ardhur edhe një gol në minutën e 51-të në Laç, që i hapi rrugën triumfit të Partizanit, në një ndeshje mjaft të ekuilibruar deri në atë moment.
Më pas Partizani tregoi se në mbrojtje është skuadra e zakonshme e viteve të fundit, ndërsa Abduramani e Progni mbyllën llogaritë në minutat e fundit të takimit.
Laçi 0-3 Partizani
Shënues: Kardozo 50’, Abdurrahimi 85′, Progni 89′
Laçi: Vata, Fangaj (Lushkja 68’), Gjoni, Qaqi, Sefgjini, Esquerda, Lulaj, Kallaku (Nika 53’), Shtubina Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentian Mezani. (Të gatshëm: Kartulaj, Shala, Duka, Xhixha, Zogaj, Jonuzi).
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Asani ( Telushi 75’), Mala, Batha, Kardozo, Çani, Progni. Trajner: Klevis Dalipi. ( Të gatshëm: Xhika, Fejzullahu, Atanda, Çulum, Abdurrahimi, Ramadani).
Kartonë të verdhë: Sefgjini 31’, Uzuni 37’/ Ibrahimi 34’