Dalipi: Fituam në fushën më të vështirë, llogaritë bëhen në fund

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, është i lumtur dhe ka të drejtë, sepse Partizani i tij po ecën me ritëm fantastik dhe duket krejt ndryshe nga periudha deri para ardhjes së Dalipit në drejtim. Në Laç erdhi një fitore bindëse dhe kjo e gëzaon më shumë trajnerin e kuq.

“E dinim shumë mirë që luanim në fushën më të vështieë në Shqipëri dhe nuk duhej të binim pre e presionit të Laçit, që në shtëpi luan shumë mirë. Shënuam golin e parë, nuk u tërhoqëm dhe luajtëm mjaft mirë, derisa shënuam edhe dy golat e tjerë.

“Sulmi? Shumë e vështirë është për ne, por konkurrenca dhe cilësia janë diçka shumë e mirë. Skuadra më ndjek, po bën gjithçka mirë dhe këta lojtarë kanë meritat më të mëdha për arritjen e kthimit të Partizanit në nivelin që i takon, duke luajtur në çdo fushë për fitore.

“Tani kemi një transfertë shumë të vështirë në Kukës, në një fushë mjaft të vështirë, ku luhet në një fushë mjaft të vogël dhe nuk luajmë dot lojën tonë të zakonshme. Megjithatë, do të luajmë vetëm për fitore dhe në fund të kampionatit do të bëhen llogaritë.

“Klubi kërkon trajner të ri? Për mua rëndësi ka që të bëj një punë të mirë, për t’ia shpërblyer klubit besimin që tregoi tek unë. Në futboll rëndësi të madhe kanë rezultatet, sepse gjithçka ndodh. Lajmet nëpër gazeta nuk më shqetësojnë, unë ndjej besimin e klubit deri në fund të sezonit. Më pas do të shohim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online