Partizani i Beogradit në Tiranë, trajneri Xhukiç: Mos na kujtoni Flamurtarin!

Partizani i Beogradit ka udhëtuar sot drejt Tiranës dhe gjithçka ka shkuar mjaft mirë. 21 futbollistë kanë udhëtuar, së bashku me trajnerin Miroslav Xhukiç, presidentin Milorad Vuceliç, drejtorin e përgjithshëm Milosh Vazura dhe drejtorin sportiv Ivica Iliev.

Trajneri Xhukiç u pyet para nisjes edhe për ndeshjet e famshme të Partizanit kundër Flamurtarit, kujtime të hidhura për serbët, por Xhukiç shmangu argumentin: “Mos më pyesni për këtë histori, nuk kemi folur për gjëra negativë. Brezat e rinj nuk e kanë memorien të tillë që të mbajnë mend çfarë ka ndodhur para disa dekadash. Duhet të përqendrohemi dhe të futemi në fushë pa frikë, për të marrë fitoren. Po punojmë mirë dhe besoj se do t’ia dalim”.

Për ndeshjen e nesërme Partizani nuk ka asnjë mungesë, sepse janë riaftësuar edhe mbrojtësi Bojan Ostojiç dhe mesfushori Marko Jankoviç.

LISTA E PARTIZANIT

Portierë: Vladimir Stojkovic, Filip Kljajic, Marko Jovicic.

Mbrojtës: Miroslav Vulicevic, Nemanja G. Miletic, Milan Mitrovic, Bojan Ostojic, Nemanja R. Miletic, Nemanja Antonov.

Mesfushorë: Marko Jankovic, Petar Djurickovic, Everton Luiz, Marko Jevtovic, Danilo Pantic, Sasa Ilic, Zoran Tosic, Milan Radin, Sejduba Suma.

Sulmues: Ognjen Ožegovic, Leandre Tavamba, Teofilus Solomon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online